Ballkani – Shkupi, pjesa e parë përfundon pa gola

Kanë përfunduar 45 minutat e para në Prishtinë mes Ballkanit dhe Shkupit, ku nuk pati gola 0-0.

Vetëm pas dy minutave lojë, Shkupi mbeti me një futbollist më pak në fushë.

Ishte qendërmbrojtësi Abdula Xhelil si i fundit ndërhyn në Albion Rrahmanin dhe gjyqtari nuk mendon dy herë, duke e larguar nga loja.

Dy skuadrat patën disa raste shënimi në pjesën e parë, ku vendasit rrezikuan me Nazmi Gripshin, Ermal Krasniqin e Edvin Kuc, por pa sukses.

Kësisoj 45 minutat e para përfunduan ashtu siç filluan pa gola, por që Shkupi mbeti me një futbollist më pak në fushë.