Presidenca e Ukrainës: Po fitojmë

Kreu i Zyrës së Presidencës së Ukrainës, Mykhailo Podoliak, ka thënë se ata janë duke e fituar luftën kundër Rusisë, pasi këta të fundit nuk kanë bërë asnjë përparim në 24 orët e fundit.

“Forcat e Armatosura të Federatës Ruse nuk kanë bërë asnjë avantazh operacional dhe taktik gjatë 24 orëve të fundit, gjë që tregon se Ukraina po fiton”, është shprehur Podoliak.

Kujtojmë se sot është dita e tretë e luftimeve në mes Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa gjatë natës së mbrëmshme u raportua se rreth 3 mijë e 500 ushtarë rusë kanë mbetur të vdekur nga luftimet.