Sot në Gjermani luhen 2 ndeshje të tjera, vëmendja te Bayern Munich

Bundesliga gjermane u rikthye këtë të shtunë, pas një pezullimi afro 3 mujor, për shkak të pandemisë së koronavirus.

Ndërsa ditën e sotme do të luhen edhe dy ndeshje të tjera, në dy orare të ndryshme. Sigurisht, e gjithë vëmendja e sportdashësve shkon tek ndeshja mes Union Berlin dhe kampionëve në fuqi, Bayern Munich, në orën 18:00.

Bavarezët kërkojnë tri pikët me doemos, pasi fitorja e djeshme e Dortmund lë diferencën në vetëm 1 pikë.

Ndërsa në orën 15:30, Koln do të përballet me Mainz.

Në letër, skuadra e Koln-, shihet favorite për tri pikët. Mbetet të shihet se cilat do të jenë rezultatet e dy ndeshjeve që pritet të kenë vëmendje të madhe, pasur parasysh se janë të vetmet që luhen në top pesë ligat evropiane.