Rreth 2 mijë gjoba trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit

1 mijë e 999 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ndërkaq, janë shqiptuar edhe 108 të tjera për mosrespektim të masave antiCOVID.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur edhe 15 aksidente me të lënduar dhe 38 me dëme materiale.

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 13 persona dhe 11 janë dërguar në mbajtje.