Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vendin tonë.

IHMK thotë se do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s”, përfundon njoftimi.