Punëtorët e Banglladeshit vijnë në Malishevë si punëtorë fizik, pamje nga puna e tyre

Një fenomen i pazakontë është duke ndodhur kohëve të fundit në Malishevë. Kompanitë nga kjo komunë në mungesë të fuqisë punëtorë, po detyrohen që të rekrutojnë punëtor nga vendet aziatike.

Së fundi fabrika për prodhimin e mobileve “Doni” përmes agjensioneve të punësimit ka arritur t’i sjellë 11 qytetarë nga Banglladeshi të cilët janë angazhuar për të punuar në këtë fabrikë.

Menaxheri i kësaj kompanie, Shqipdon Fazliu ka treguar për IndeksOnline arsyet e angazhimit të punëtorëve nga ky shtet.

Ai ka thënë se ka një muaj që kanë angazhuar këta punëtore, duke shtuar se kompanisë në fjalë shumë shpejt pritet t’i bashkohen edhe 20 punëtorë tjerë nga ky shtet.

Fazliu ka thënë se ata janë të kënaqur me punën e tyre dhe shumë shpejt ata janë familjarizuar me punën dhe jetesën në Malishevë.

Në anën tjetër, burime jo zyrtare kanë thënë për Indeksonline, se në vendin tonë janë afër 500 punonjës të nacionalitetit të huaj kryesisht turk, bangladeshas dhe vende të tjera.

Ndiqeni storien në vazhdim: