Gashi: KEDS-i nuk i përfillë vendimet e Qeverisë për Koronavirusin, detyron gjithë stafin të dalin në punë

Sekretari i Sindikatës së punëtorëve të KEDS-it, Rashit Gashi përmes një reagimi nē” Facebook”, ka bërë të ditur se kompania KEDS nuk është duke respektuar vendimet e Qeverisë për masat ndaj Koronavirusit, duke i detyruar të gjithë punëtorët të dalin në punë.

Gashi ka shkruar se veprimet e kompanisë në fjalë po i rrezikojnë punëtorët dhe jetën e qindra qytetarëve që eventualisht mund të kenë kontakte me ta.

Reagimi i plotë i Gashit në Facebook:

Reagim!

KEDS po i rrezikon punëtor e konsumatorë.
Institucionet relevante duhet të reagojnë me urgjencë!
Si ka mundësi mos të përfill vendimet e Qeverisë së Kosovës?
Shihni thirrjet e Menaxhmentit për punë nga nesër publikisht e privatishtë, kjo është e pa tolerushme…
Një Inkasant apo Lexues i KEDS-it, frekuenton nga 25 deri 200 konsumatorë në ditë dhe është e vetkuptueshme që mund të jenë bartës të viruseve dhe rrezik real për punëtor e konsumatorë.
Meqenëse, deri më datën 27 Mars është shpall gjendje emergjente përshkakë të pandemisë dhe gjithashtu janë shty afatet e pagesave deri më 30 Prill për të gjitha kompanit që ofrojnë shërbime publike, duhet të veprohet urgjentishtë nga institucionet, të pengohet kjo form pune që bartë rreziqe.
Nga rreth 30 departmente sa ka KEDS&KECSO, nevoj e jashtëzakonshme në këtë kohë për punë është vetëm për ata që pranojnë thirrjet dhe ata që evitojnë prishjet, d.m.th: #Rrjet, #Dispiqerë e #Operator, asnjë tjetër nuk duhet të lejohet.
Ju lutem, ju lutem, ju lutem!!!
Mos rrezikoni punëtor e konsumatorë.
#ShëndetiMbiTëGjitha.
Me respekt:
Rashit GASHI, sindikalistë.