Trumpi refuzon të pranojë humbjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka refuzuar ta pranojë humbjen e tij. Ai ka thënë se kundërkandidati i tij, Joe Biden, është paraqitur në mënyrë të gabuar si fitues.

Trump ka thënë se aleatët e Bidenit të mediave po e ndihmojnë atë.

“Duke filluar nga e hëna, ne do të fillojmë ndjekjen penale të çështjes në gjykatë për të siguruar që ligjet zgjedhore, të pëkrahen plotësisht”, ka deklaruar ai, shkruan TheGuardian.

Ky hap i tij vjen pas rezultateve të së shtunës që thonë se kandidati demokrat, Joe Biden, ka fituar garën për president të SHBA-së.