Fjalët e para të Joe Biden si president i SHBA-së

Joe Biden është zyrtarisht presidenti i ri i SHBA-së, teksa ka folur edhe për herë të parë si president,

Ai përmes një postimi në Twitter tha se është i nderuar që Amerika e zgjodhi si udhëheqës të vendit, ku edhe tha që do të jetë një president për të gjithë amerikanët.

“Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur mua për të udhëhequr vendin tonë të madh.

Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë Amerikanët – pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo.

Unë do të ruaj besimin që ti më ke dhënë”.