Erdogan pranon që Suedia të anëtarësohet në NATO, me një kusht

Kreu i shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO, por vetëm me një kusht. Këtë do ta bëjë nëse BE-ja rifillon bisedimet e pranimit me Turqinë.

“Së pari hapim rrugën për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian dhe më pas hapim rrugën për Suedinë”, tha Erdogan të hënën pak përpara samitit të NATO-s të kësaj jave në Lituani.

Atje ai do të takohet me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në orët e vona të pasdites për bisedime rreth dëshirës së Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, të cilën Turqia e ka bllokuar deri tani.