Veterani i UÇK-së nga Malisheva në gjendje të rëndë: Nuk kam rrymë, vetëm 50 kilogramë miell i kam në shtëpi

Faik Zogaj nga Mleqani i Malishevës në një rrëfim ka treguar për problemet me të cilat po ballafaqohet.

Zogaj në një intervistë ka treguar se në shtëpinë e tij tashmë nuk ka energji elektrike, përcjell “Bota sot”.

Tutje, Zogaj ka treguar gjithashtu se tashmë në shtëpinë e tij ka vetëm 50 kilogramë miell, dhe ato thotë se i ka të falura.