E pengoi komshiun të hapë rrugë, arrestohet një person nga Gllareva e Klinës

Është arrestuar një person i dyshuar në Gllarevë të Klinës.

Klina.info mëson se i njëjti dyshohet se ka penguar hapjen e një rruge nga fqinjët e tij, rrugë kjo që kalonte në afërsi të biznesit të tij.

Policia e Kosovës dhe Njësitit Special, kanë dalë në vendin e ngjarjes ku po bëhet hapja e rrugës./klina info/