“Psikopat, shpirtshitur”- burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, ka reaguar ashpër ndaj hoxhës Shefqet Krasniqi, pas deklaratës së këtij të fundit.

Behluli, me anë të një postimi në ‘Facebook’ e ka quajtur “psikopat” hoxhën Krasniqi, ka thënë se Shkurte Fejza dhe familja besojnë fuqishëm në perëndi.

“Ju kërkoj publikisht që nga sot me datë 18 shkurt 2024 mos gaboni me transmetue asnjëherë dhe në asnjë rast asnjë këngë të Shkurte Fejzës, asnjë tingull të këngëve të saj dhw asnjë fotografi dhe imazh sepse do të ballafaqohemi me drejtësinë. Ju si televizion, kjo injorantja që keqpërdorë fotografinë dhe që bënë pyetje jokompetente dhe ky shpirtshituri nuk keni të drejtë të përziheni në përcaktimet ideologjike-fetare të askujt”, ka shkruar ai.

“Sa për informacionin e të gjithë juve që e keni shitur shpirtin te padronët tuaj ju them shumë kjartë: Shkurte Fejza dhe familja ime besojmë fuqishëm dhe me zemër në të madhin Zot e sa për ideologjitë tuaja fetare dhe vlerësimet e lloj lloj të çmenduri as që e vuajmë mendjen”