Merret vendimi për policët hetues, që u arrestuan për marrje ryshfeti

Nga 30 ditë paraburgim është vendosur masa ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës të arrestuar para dy dite.

Hetuesit policor Lavdim Osmani dhe Lutfi Menxhiqi si dhe një rreshter tjetër i Departamentit të Hetimit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës kanë dalë para gjykatës për shkak të veprave penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje ryshfeti e armë mbajtje pa leje.

Mesohet se hetuesit policor dhe rreshteri janë sjellë në Gjykatën Themelore të Prishtinës në pranga nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës.Hetuesi Lavdim Osmani, Lutfi Menxhiqi dhe një rreshter i Krimeve Ekonomike do të përballen me sistemin e drejtësisë për shkak të veprave penale, keqpërdorim i detyrë zyrtare