Jep dorëheqje trajneri i Malishevës

Malisheva ka njoftuar se trajneri Senad Alirifa ka dhënë dorëheqje.

Kjo është bërë e ditur nga klubi malishevas në rrjetet sociale, teksa pozitën e kryetrajnerit do ta ushtrojë asistenti i parë i skuadrës Qëndrim Kida,

“Sot me keqardhje kemi pranuar dorëheqjen e trajnerit Senad Alirifa nga pozita e krytrajnerit në FC Malisheva. Pas një periudhe të vështirë në klub dhe pas disa rezultateve jo të kënaqshme kohëve të fundit, trajneri Alirifa ndjeu përgjegjësinë profesionale për të dhënë dorëheqje, edhe pse përgjegjaësia për rezultatet e fundit jo të mira ishte e të gjithë neve në FC Malisheva dhe jo vetëm e tij”, thuhet në njoftim.

“Nga sot e tutje, pozitën e kryetrajnerit do ta marr asistenti i parë i skuadrës Qëndrim Kida, i cili edhe zyrtarisht është emëruar kryetrajner në FC Malisheva”.

“Klubi e falenderon trajnerin Alirifa për punën profesionale dhe angazhimin e tij duke i dëshiruar suksese në të ardhmen dhe shëndet të mirë”.

“Po ashtu përgëzojmë trajnerin e ri Kida duke i uruar suksese dhe rezultate positive në të ardhmen”.