VENDOSET SINJALISTIKA PËR PARKINGJET DEDIKUAR PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NE KLINË

Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria e Inspektoratit, në kudër të projektit për vendosjen e sinjalistikes së nevojshme rrugore, ka bërë edhe vendosjen e sinjalistikes për parkingjet dedikuar personave me aftësi të kufizuara në hapësira publike.

Vendosja e sinjalistikes për parkingjet e personave me aftësi të kufizuara në hapësira publike është bërë në disa pjesë të qytetit, ndërsa Drejtoria e Inspektoratit në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës do të kujdesen për respektimin e këtyre parkingjeve nga qytetarët.

SHARE