Vidhet një veturë në Gllarevë të Klinës

Dje (1 gusht) është vjedhur një veturë në fshatin Gllarevë të Klinës.

Klina.info mëson se rasti ka ndodhur në Lagjen Hasanaj, derisa menjëherë është lajmëruar edhe Policia e Kosovës.

Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse, derisa deri më tash nuk ka të dyshuar./Klina info/