Kryetari Zenun Elezaj priti në takim sot Ekrem Tafilajn, specialistin e neurologjisë që jeton në Gjermani

Kryetari i Komunës së Klinës, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim doktor Ekrem Tafilaj, specialist i neurologjisë dhe i cili punon dhe vepron në Gjermani.

“Ekremi punon në klinikën e njohur Lahn-Dill në qytetin Wetzlar në Hessen të Gjermanisë si neurolog.

Kontributi i tij në shëndetësi dhe përvoja e tij disa vjeçare si neurolog në Gjermani është vlerë e shtuar edhe për ne bashkëvendësit e Ekremit.

Me Ekremin biseduam për sfidat, sukseset dhe gjendjen e shëndetësisë në vendin tonë. Po ashtu, e informova edhe për investimet që kemi bërë si komunë në këtë sektor dhe për planifikimet që kemi”, ka shkruar Elezaj në FB.