Disa gjimnazistë nga Klina, janë përleshur fizikisht në një lokal

Një rrahje ka ndodhur sot pas mesditës në qytetin e Klinës.

Klina.info mëson se disa nxënës të shkollës së mesme janë përleshur mes vete.

Rasti ka ndodhur në orën 13:00 në një lokal në Klinë.

Sipas burimeve tona njëri nga të dyshuarit ka marrë edhe lëndime trupore.

Si pasojë i njëjti ka marrë trajtim mjekësor në QKMF – në “Nënë Tereza” , në Klinë.

I lënduari është nga fshati Gllarevë, derisa të dyshuarit që e kanë sulmuar nga fshati Dreje.

Ndryshe, Policia dhe njësitet hetimore po merren me rastin./Klina info/