Tre të mitur thyejnë shkollën e fshatit Carrallukë të Malishevës, vjedhin tre kompjuterë

Shkollat fillore e ato të mesme shpesh herë janë cak i keqbërësve të cilët kanë synim që të demolojnë hapësirat e objektit shkollor e në shumë raste edhe të vjedhin gjësende që aty,

Nga hajnat e pësoi edhe shkolla fillore e mesme e ulët e fshatit Carrallukë të Malishevës “Imer Krasniqi”, ku tre persona të mitur dyshohet se kanë vjedhur pajisje teknologjike nga kabineti i informatikës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit kanë marrë tre kompjuterë me të gjitha pajisjet përcjellëse.

Si rezultat i denoncimit të rastit në organet e hetuesisë, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe si rrjedhojë është arritur që të identifikohen personat e dyshuar.

Tre të miturit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa pajisjet e vjedhura janë sekuestruar.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rastin për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë