Vajza e dërgon Albin Kurtin në “Botën e Çudirave”

LAJMET E FUNDIT

LAJME/ Vajza e dërgon Albin Kurtin në “Botën e Çudirave” LAJME/ Zyrtari i VV-së reagon pas sulmit të Hotit: Janë frikacakë, të fshehshëm e tinëzarë LAJME/ A qëndron AAK-ja prapa sulmit ndaj Hotit – Haradinaj e kishte paralajmëruar LAJME/ Haxhiu anuloi provimin për Noterë – Lladrovci tregon hapat që do t’i marrë bashkëshorjta e tij LAJME/ Avdullah Hoti reagon pasi u gjuajt me vezë – Ka një porosi për ‘sulmuesit’ LAJME/ Këshilltari i Kryeministrit nuk është Doktor Shkence, ashtu qysh Qeveria njoftoi LAJME/ Vajza e dërgon Albin Kurtin në “Botën e Çudirave” LAJME/ Zyrtari i VV-së reagon pas sulmit

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka qenë spektator në teatër së bashku me bashkëshorten Rita dhe vajzën e tyre Lea, për të parë shfaqjen e fëmijëve.

Këtë e bëri të ditur vet ai me anë të një postimi në Instagram, ku tregoi dashurin dhe pasionin që të jep teatri.

Tutje, Kurti nuk la pa i lavdëruar aktorët dhe bëri me dije se si institucion nuk do ta lënë në harresë teatrin.

“Mbrëmë Lea, mua e Ritën, na dërgoi në teatrin “Dodona” për të parë shfaqjen “Liza në botën e çudirave” të Lewis Caroll, dramatizuar nga Arzana Kraja e me regji të Melihate Qenës. Kur perdet e teatrit ranë ne u futëm në botën e tij. Duke e ndjekur nga pas lepuroshin e shfaqjes, çuditeshim bashkë me Lizën. Hera herës provonim t’i ndihmonim asaj në matematikë e në gjetjen e kryeqytetit të Kosovës. Viheshim në siklet nga trysnia mbi Lizën, por edhe gëzoheshim kur ajo triumfonte. Njëmend mungojnë kushtet në këtë teatër, por aty ka aq shumë dashuri për të e pasion në të. Aktorët tanë e bëjnë dhe shfaqin maksimumin e tyre në çdo paraqitje skenike, kurse ne duhet që së paku ta japim ndihmën institucionale. Si prind e di rëndësinë e teatrit, prandaj nuk do e lëmë në harresë. Nuk ka emancipim pa teatër”, kishte shkruar Kurti.

SHARE