Në Serbi reagojnë për emërimin e Anton Qunit si ministër i Mbrojtjes

Mediat serbe pro-qeveritare kanë reaguar menjëherë pas emërimit të Anton Qunit si ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti.

‘Novosti’ shkruan se Quni është dënuar nga Gjykata e Lartë në Nish për vrasjen e 6 ushtarëve në vitin 1998.

“Ai dhe shumë ushtarë të tjerë të UÇK-së u dënuan me nga 15 vjet burg në mungesë”, thuhet në raportimet e mediave serbe.

Ndër të tjera ‘Novosti’, shkruan se “provat kryesore të këtyre rasteve kanë qenë video incizimet”.

“Në aktakuzë thuhej se ushtarët e UÇK-së fillimisht kishin përgatitur një pritë për ushtarët e Jugosllavisë duke vendosur mina anti-tankë”, thuhet ndër të tjera në raportimin e mediave serbe.

SHARE