Kurti së shpejti nis turne nëpër komunat e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së shpejti do të nis turne nëpër komunat e Kosovës.

Kurti tha se meqenëse varianti Omicron  është më i butë, dhe kësisoj i krijon mundësi për takime fizike, ai do të fillojë vizitat nëpër komunat e vendit.

“Do të filloj një turne nëpër komunat e Kosovës për shkak se tashmë në pranverë varianti Omicron i virusit Covid-19 është shumë i butë dhe do të na krijojë mundësi për takime fizike”, tha Kurti për Televizionin e Prizrenit.

Kurti ditë më parë ka paralajmëruar edhe vizita në komunat e banuara nga serbët.