Rikthehet në AAK themeluesi i saj në Klinë

Kolë Prenaj është rikthyer në AAK.
Këtë e ka konfirmuar Lahi Brahimaj përmes një postimi në facebook.
Postimi i tij:

Sot, bashkë me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezi, pritëm në takim njërin nga themeluesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë, Kolë Prendi.

Kola u rikthye në shtëpinë të cilën dikur e ndërtoi, në Aleancë. Dikur ishte njëri ndër asamblistët më të votuar në Klinë. Ai sot vendosi ta rikonfirmoj se Aleanca mbetet alternativa e vetme për Klinën dhe për të gjithë Kosovën. Të njëjtin konfirmim, në ditët në vijim do e marrim edhe nga shumë miq e bashkëpunëtorë të tij.

Bashkë me Kolën e shumë të tjerë, do ta forcojmë edhe më shumë Klinën, e do ta ndryshojmë Kosovën.

Mirë se vjen në shtëpinë tënde Kolë!