Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

82 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: katër pacientë janë në respiratorë (CPAP), 64 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta pacientë 13 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 674 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 74 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

14 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë – nëntë normale dhe pesë me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje ku nëntë janë të gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.

549 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë bërë 5,728 analiza, ndërsa janë kryer tetë operacione.

SHARE