Fëmijët mollë sherri: 33-vjeçari kërcënon fqinjin në Klinë, prokuroria e liron, ai shkon sërish e kërcënon

Një 33-vjeçar nga fshati Shtupel i Klinës ka përfunduar dy herë në Polici brenda dy ditësh, pasi dyshohet se ka kërcënuar fqinjin e tij.

viktima u kërcënua nga i dyshuari për shkak të një problemi mes fëmijëve të tyre.

Pas denoncimit të rastit gjatë ditës së djeshme, prokurori kujdestar e ka liruar të dyshuarin F.K., por siç duket ai nuk u mbush mend.

Ai u denoncua edhe sot në Polici, pasi dyshohet se e ka kërcënuar përsëri fqinjin.

Me t’u raportuar rasti i dytë, Policia është vënë menjëherë në lëvizje dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

Këtë herë, prokurori kujdestar ka vendosur që të lëshojë urdhër për ndalimin e tij, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si i dyshuar për veprën penale “kanosje”.