Protestues të maskuar në Leposaviq rrahin brutalisht kameramanin e RTK-së (VIDEO

Situata në komunën e Leposaviqit ka eskaluar në dhunë ndaj gazetarëve të mediumeve të Kosovës.

Në një video të publikuar në RTK, shihet se kameramani i mediumit publik, Bardh Bekteshi, është sulmuar nga persona të maskuar.

Në pamje shihet se persona të maskuar fillimisht e rrëzojnë kameramanin e pastaj e godasin me shqelma.