Sa fituan nga UEFA-ja ekipet e eliminuara të Kosovës nga garat evropiane?

Derisa Ballkani është duke e mbajtur flamurin e Kosovës në gara evropiane i vetëm këtë stinor, duke qenë se ka arritur playoffin e Ligës së Konferencës dhe me gjasa të mëdha për të siguruar fazën grupore, ekipet tjera kosovare kanë mbyllur aventurën evropiane për këtë verë.

Pos kampionit Ballkani, në gara evropiane këtë stinor morrën pjesë edhe Dukagjini – që debutoi aty, Gjilani dhe Drita. E misioni evropian i këtyre skuadrave nuk zgjati shumë. Por, sidoqoftë, ato kanë siguruar mjetet nga ndeshjet dhe fondet e UEFA-së për pjesëmarrësit në gara evropiane, ndërsa mëposhtë mund të shihni se cili ekip nga të eliminuar sa ka fituar nga UEFA-ja këtë verë.

DUKAGJINI

Dukagjini nisi garën nga raundi i parë kualifikues për Ligë të Konferencës dhe kishte këto rezultate,
Dukagjini 2-1 Europa dhe Europa 2-3 Dukagjini.
Në raundin e radhës, ekipi nga Klina ishte i pafuqishëm ndaj Rijekës kroate, ku u eliminua,
Dukagjini 0-1 Rijeka dhe Rijeka 6-1 Dukagjini.

DRITA

Drita në anën tjetër pasi që nisi garat nga raundi i dytë, asaj shorti i dha kundërshtar të fortë dhe “për pak” nuk arriti ta kalojë Viktorinë çeke nga Plzeni, ku mori këto rezultate dhe u eliminua,
Viktoria 0-0 Drita dhe Drita 1-2 Viktoria

GJILANI

Ndërkaq Gjilani që nisi garat nga raundi i parë kualifikues u eliminua që aty nga ekipi prej Luksemburgu dhe mbylli garat menjëherë,
Progres Niederkorn 2-2 Gjilani dhe Gjilani 0-2 Progres Niederkorn.

*EKIPET SIGURUAN NGA UEFA-ja:

1. Dukagjini — 550 mijë euro;
2. Drita — 450 mijë euro;
3. Gjilani — 250 mijë euro.

Sa i përket Ballkanit që është ende në garë, ekipi nga Suhareka deri tash ka tubuar 1.41 milionë euro