“Aplikimi do të jetë shumë i lehtë”, bllokohet linku për aplikim për librat shkollorë

Është publikuar linku për aplikimin online për subvencionimin për librat shkollorë në platformën e-Kosova.

Mirëpo brenda pak minutave platforma është bllokuar, kjo duke bërë vështirësi në aplikim.

Nuk dihet nëse numri i madh i prindërve është kyçur në të njëjtën kohë dhe ka bërë që faqja të ketë vështirësi.

Nga MASHTI kishin deklaruar se aplikimi do të jetë shumë i lehtë dhe i qasshëm.