Bastisje të njëpasnjëshme në Skënderaj – arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Skënderaj për posedim ilegal të armëve.

Të dyshuarit me inicialet: Sh.G 39-vjeçar dhe B.A 27-vjeçar, janë arrestuar në kuadër të dy bastisjeve të realizuara në dy lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, një pushkë automatike dhe një pistoletë.

Policia bën të ditur se të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre është iniciuar vepra penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”

“Bastisjet janë realizuar në bazë të urdhëresës  të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, me ç’rast si rezultat i bastisjeve janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë  një pushkë automatike dhe një pistoletë. Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona të dyshuar: Sh. G., 39 vjeçar dhe B.A., 27 vjeçar, ku pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt”, bëhet e ditur nga policia./Gazeta

SHARE