Mbi 1 mijë ushtarë rusë të vdekur sot nga sulmi në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar shifrat e fundit të numrit të të vdekurve të forcave ruse.

Në një postim në Twitter, Ministria ka njoftuar se sot numri i të vdekurve të ushtarvë rusë është më shumë se 1 mijë.

“Sot numri i të vdekurve nga forcat okupuese të Federatës Ruse është më shumë se 1 mijë. Rusia nuk ka pësuar një numër kaq të madh viktimash gjatë kësaj periudhe luftarake në të gjithë periudhën e ekzistencës së saj në asnjë nga konfliktet e armatosura që ka nisur”, thuhet në njoftim.