Vdekjet dhe rastet e reja me COVID-19, Ministria publikon raportin

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Tri raste të vdekjes dhe 140 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vend.

Për regjistrimin e këtyre rasteve ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në faqen zyrtare.

MSh’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 370 pacientëve.

Aktualisht, në gjithë vendin janë 2 mijë e 763 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119. Në total numri i rasteve aktive është 2.763”, ka njoftuar Ministria