Dukagjini triumfon me rezultat të thellë ndaj Feronikelit

Dukagjini ka vazhduar me formë fantastike, teksa ka marrë fitoren e tretë radhazi në BKT Superligë.

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku ka mposhtur Feronikelin me rezultat të thellë 4-0.

Klinasit kanë dominuar në këtë sfidë nga fillimi e deri në fund të saj.

Altin Merlaku vetëm pas pesë minutave lojë kaloi vendasit në epërsi 1-0.

E në minutën e 15-të, mbrojtësi i majtë Arbër Shala shënoi një gol të bukur për ta ngritur epërsinë e vendasve në 2-0.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, ishte mesfushori mitrovicas Ergyn Ahmet që realizoi për 3-0.

Në pjesën e dytë vendasit vazhduan dominimin, por duke mos shpenzuar shumë energji.

Krejt në fund të ndeshjes, ishte sulmuesi Nikolic që realizoi për rezultatin përfundimtar 4-0.

Me këtë fitore Dukagjini ngritët në pozitën e gjashtë me 39 pikë, sa ka edhe Drenica e shtata, derisa Feronikeli mbetet e fundit që tanimë është përshëndetur nga BKT Superliga.

Ndeshjen e radhës Dukagjini e luan në udhëtim te Prishtina, derisa Feronikeli pret Malishevën