Ndeshje e madhe sonte në Ligën e Kampionëve, Barcelona kundër Bayern Munich-ut

Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet çerek-finalja e tretë e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Bayern Munich-ut.

Katalunasit në 1/16-tën e finales e mposhtën Napolit me rezultat të përgjithshëm 4-2 nga dy ndeshjet.

Kurse bavarezët e mposhtën Chelsean me rezultat të përgjithshëm 7-1 nga dy ndeshjet. Tek Barcelona mungojnë Umtiti dhe Arthur, kurse tek ekipi gjerman mungon mbrojtësi Benjamin Pavard.

Fituesi i kësaj ndeshje do të ndeshet me fituesin e ndeshjes, Manchester City-Lyon në gjysmë-finale.