Letër ngushëllimi drejtuar familjes së Policit të Republikës së Kosovës, tashmë të ndjerit, Gegë Prenaj

Shkruan publicisti, Lekë Mrijaj

DREJTUAR:

-Familjes sē ngushtë Prenaj,
-Familjes së gjerë miqëve e mbarë farefisit,
-Policisë së Republikës së Kosovës

‘‘LETËR NGUSHËLLIMI’’
-E nderuara familja e ngushtë dhe e gjerë Prenaj,
-E nderuara Polici e Republikës së Kosovës
Me keqardhje të thellë e pranuam lajmin e kalimit në amshim të babait, bashkëshortit, vëllaut e fort të dashurit tuaj e dhëndrrit tonë të çmuar, policit të Republikës së Kosovës, Gegë Prenaj e që na detyroi t’iu drejtohemi me pak fjalë me këtë letër ngushëllimi.
Asnjë fjalë, pikë apo presje nuk do të zbuste dhimbjen tuaj, por sinqerisht jemi të bindur që edhe ata të cilët sado pak e kanë njohur Gegën, pikërisht këtë mik apo edhe polic të parë të shtetit të Republikës së Kosovës, e njihnin si një njeri, mik e polic të formuar dhe të dashur me vlera shumëdimensionale si në aspektin kolegial, ashtu edhe në aspektin miqësor e njerëzor.
Polici i Republikës së Kosovës, Gegë Prenaj do kujtohet gjithmonë si një i njeri e polic i dashur për të gjithë miqët e bashkolegët e tij si një kolegë e mik i pazëvendësueshëm i cili për mbi dy dekada të tëra ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm si një polic shembullor për të gjithë popullin në Republikën e Kosovës.
Ndaj të dashur familjar, miq e bashkolegë tē Gegës, ju vëmë në dijeni se dhimbja për këtë rast nuk ju ka kapluar jo vetëm juve si familar e bashkolegë por edhe ne të tjerëve ndaj edhe bashkndajm dhimbjën me ju.
Ngushëllime të përzemërta, i përjetshëm qoftë kujtimi i tij – Pushoftë në paqe!
Klinë, 14 gusht 2029 Lekë Mrijaj, publicist