Mbi 4 mijë persona vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 4 mijë e 10 qytetarë janë vaksinuar kundër virusit COVID-19.

Sipas MSH-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës.

Ndërsa me dozën e dytë deri më sot janë vaksinuar 788.240 qytetarë.