Dukagjini përforcohet me një afrikan

Dukagjini i Klinës s’po ndalet me transferime.

Në ditën e parë të festës së Bajramit, skuadra kosovare ka prezantuar një blerje. Futbollisti nga Nigeria, Odi Chibueze, edhe zyrtarisht është pjesë e Dukagjinit.

Henry është sulmues dhe vjen nga skuadra e Vëllaznimit.

I lindur më 15 nentor 1992, njëzetetetëvjeçari më parë në futbollin kosovar ishtë aktivizuar te klubi i Lirisë dhe te Trepça ‘89, me të cilat klube ishte paraqitur edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.