Sot seancë e jashtëzakonshme, pritet votimi i buxhetit për vitin 2021

Kuvendi i Kosovës sot në ora 11:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohen dy çështje,

Në këtë seancë, në rend dite janë dy pika, votimi i projektligjit për ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 si dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka bërë të ditur javën e kaluar se seanca plenare është thirrur me kërkesë të më shumë se 40 deputetëve.