Spitali i Pejës kryen me sukses operimin e parë, për vendosjen e protezës së gjurit

Në spitalin e Pejës për herë të parë është kryer me sukses operacioni i protezës së gjurit, tek një paciente e moshës 60 vjeçare, gjë që shënon dhe fillimin e operimeve të tilla në këtë spital. Në njoftimin e Spitalit thuhet se deri më tani ky shërbim nuk është kryer në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës dhe se pacientët janë rekomanduar që për këtë intervenim, të trajtohen në institucione tjera shëndetësore.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë tërësisht nga ekipa e Mjekëve tonë për herë të parë është kryer me sukses operacioni i vendosjes së protezës së gjurit tek një pacientë i moshës 60 vjeçare duke shënuar kështu fillimin e operimeve të tilla tashmë edhe në Spitalin tonë. Deri më tani ky shërbim nuk është kryer në Institucionin tonë dhe pacientët janë rekomanduar të marrin këtë shërbim në Institucione tjera shëndetësore, ndërsa që tani ekipi i Mjekëve i udhëhehqur nga Dr.Shkumbin Berisha Ortoped së bashku me ekipin e operatorëve: Dr.Florim Bajraktari, Dr. Visar Prenaj, Dr. Bujar Gashi – Otroped si dhe Dr.Halit Gashi Anesteziolog, Vlora Ukaj dhe Donika Berisha Instrumetare, Gazmend Metaj teknik Anestezionit, kanë kryer këtë shërbim për herë të parë duke shënuar kështu edhe një sukses në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Në njoftim po ashtu thuhet se gjendja e pacientit pas operimit është e mirë.