VV vazhdon të merret me pushtetet e kaluara, tani në fokus kanë rrugët (Video)

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me publikimin e videove për të akuzuar pushtetet e kaluara, transmeton IndeksOnline.

Kësaj radhe në fokusin e partisë në pushtet është infrastruktura, kryesisht gjendja e rrugëve.

Ata thonë se me punë të mbrapshta dhe plane të zhvatjes na kanë bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re tashmë i ka zhbllokuar ato dhe ka filluar punën për t’i përfunduar ato projekte.

Postimi i VV-së:

Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?!
Rrugët dhe akset rrugore që tashmë janë në rrugë të drejtë për t’ju jetësuar:
Prishtinë – Podujevë;
Prishtinë – Mitrovicë;
Prishtinë – Gjilan;
Prishtinë – Pejë;
Kievë – Zahaq;
Me punë të mbrapshta dhe plane të zhvatjes na kanë bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re tashmë i ka zhbllokuar ato dhe ka filluar punën për t’i përfunduar ato projekte.
Vetëm në aksin Kievë-Zahaq të rrugës Prishtinë – Pejë ishte planifikuar një plaçkitje e madhe e buxhetit të vendit. 240 milionë euro do t’i kushtonte Kosovës hajnia në emër të ndërtimit e shpronësimit. Por e parandaluam. Me qeverinë aktuale ky ndërtim e shpronësim nuk do të kushtojë më shumë se 90 milionë euro.
Ministria e Infrastrukturës është gjetur me 182 milionë euro borxhe të shpronësimeve, ndërkaq buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë euro. Ideja qartazi ka qenë aplikimi i kamatës prej 7% në vonesa, që të zhvatet për vjet e më shumë buxheti i shtetit.
Këtë nuk e arritën sepse i ndalëm dhe e kthyem situatën në 0 për t’ia filluar së mbari. Pa keqpërdorime dhe devijime. Pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë.
Qeveria Kurti ka shtruar rrugë në pjesën veriore të vendit duke lidhur fshatrat me qytetin e Mitrovicës. Do të vazhdojë me këto projekte rrugore që kanë rëndësi qendrore për infrastrukturën publike. Na kanë vonuar por nuk na kanë ndalur.