E rëndë në Pejë: 30-vjeçarja ushtron dhunë ndaj nënës së saj, dërgohet në mbajtje

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Vranoc të Pejës, ku një grua, 30-vjeçare po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se rastin e ka denoncuar viktima, e cila ka bërë me dije se vajza e saj është shumë agresive dhe e ka rrahur.

Përballë kësaj situate, ajo ka kërkuar ndihmën e Policisë, para se të ndodhë diçka më e keqe. Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore,me urdhër të prokurorit, ndaj 30-vjeçares së dyshuar është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/

SHARE