KF Dukagjini nesër pret KF Dinamon

Pas një pushimi KF Dukagjini rikthehet, ku të luajnë në 1/8 e Kupës së Kosovës.

Klubi klinas për kundërshtar do ta ketë KF Dinamon që njëkohësisht është lider në Ligën e parë – Grupi A.

Loja zhvillohet më 4 shkurt në ora 13:00 në Stadiumin “18 Qershori”, në Klinë.