Sot mot me temperatura deri në 15 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 15 gradë Celsius,

“Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.