Inteligjenca amerikane: Ballkani mund të përballet me konflikte etnike gjatë 2024-tës

Komuniteti i Inteligjencës Amerikane sot kanë publikuar raportin vjetor të vlerësimit të kërcënimeve për vitin 2024.

Në këtë raport është i përfshirë edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, rajon për të cilin parashikohet rritje e rrezikut për dhunë të lokalizuar ndër-etnike.

Publikimi potencon se liderët nacionalistë ka të ngjarë që të përkeqësojën situatën dhe të rrisin tensionet për ta përdorur situatën në avantazh të tyre politik.

Gjithashtu thuhet se aktorët e jashtëm do të përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të rritur apo mbrojtur ndikimin e tyre rajonal ose edhe për të penguar integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe institucionet euro-atlantike.

Udhëheqësit nacionalistë ka të ngjarë të përkeqësojnë tensionin për avantazhin e tyre politik dhe aktorët e jashtëm do të përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të rritur ose mbrojtur ndikimin e tyre rajonal ose për të penguar një integrim më të madh ballkanik në institucionet e BE-së ose euroatlantike”, thuhet në këtë raport.

Tek rajoni i Ballkanit Perëndimor përmenden përplasja e serbëve në veri me institucionet e Kosovës që ka lënë të vdekur dhe të lënduar, përfshirë ushtarët e KFOR-it. Gjithashtu përmenden edhe hapat provokativ të ndërmarrë nga Millorad Dodik në Bosnje e Hercegovinë.

“Përleshjet midis nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare kanë çuar në vdekje dhe lëndime, duke përfshirë lëndime të paqeruajtësve të NATO-s, në vitin 2023.

Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik po ndërmerr hapa provokues për të neutralizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje dhe për të siguruar shkëputjen de facto për Republikën Srpska.

Veprimi i tij mund t’i shtyjë udhëheqësit e popullsisë boshnjake (muslimane boshnjake) të forcojnë kapacitetin e tyre për të mbrojtur interesat e tyre dhe ndoshta të çojë në konflikte të dhunshme që mund të mposhtin forcat paqeruajtëse”, thuhet në raportin e mëposhtëm.