Gojën e mbyllur me fasha, moderatorët e Klan Kosovës protesojnë për pezullimin e certifikatë së biznesit

Gjatë ditës ka pasur shumë reagime publike të politikanëve, gazetarëve e aktivistë të ndryshëm për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës. Protestës i janë bashkuar edhe moderatorët e emisionit “Info Magazine” që shfaqet në Klan Kosova.

Arbëreshë Shpati dhe Vullnet Krasniqi janë paraqitur me gojën e mbyllur si shenjë proteste për vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Ne këto fasha nuk do t’i mbajmë gjatë meqenëse detyrë e jona si gazetarë dhe si media është të flasim dhe të mos heshtim për asnjë moment kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve të Republikës Kosovës. Por në fakt, kësaj radhe ishim të detyruar marrë parasysh një vendim të MINT-it për t’i pezulluar licencën Klan Kosovës, e cila në bazë edhe të reagimeve të shumta, qoftë vendore apo ndërkombëtare, po shihet si cenim direkt i lirisë së shpreshjes, i irisë së mediave, por sigurisht ne nuk do të ndalemi as nga kjo situatë e as nga të tjera, nuk zmbrapsemi sepse misioni ynë është i qartë: të dërgojmë për qytetarët e Republikës së Kosovës informacione nga i gjithë territori i vendit dhe më gjerë, të jemi afër tzyre me informacione.” – deklaroi Krasniqi në hyrje të emisionit.