Gruaja e Rexhep Selimit viziton familjen e Jakup Krasniqit në dy vjetorin e arrestimit

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka vizituar familjen e Jakup Krasniqit në dy vjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë.

Mehmeti-Selimi ka publikuar një fotografi bashkë me gruan e Krasniqit dhe dy vajzat e tij,

“Pranë zonjës Sevdije dhe familjes së saj në dy vjetorin e arrestimit të Jakup Krasniqit”, ka shkruar deputetja krahas fotografisë në Facebook.