PDK në Klinë ende s`e ka caktuar kandidatin për deputetë, në listë do të jetë kanidat

Partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen me 14 shkurt, shkruan Klina Info.
Megjithëse ende zyrtarisht nuk ka filluar fushata zgjedhor, tubime të shumta po mbahen nëpër vende të ndryshme të Kosovës nga subjektet politike e po ashtu edhe nga kandidatët për deputetë.
Klina info ka publikuar emrat e kandidatëve nga Klina që do të jenë në listat e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Klina Info merr vesh se nga dega e PDK-së në Klinë do të kandidojë vetëm një anëtar i saj por ende nuk është caktuar kush do të jetë kandidati.
Sipas burimeve tona, të interesuar brenda PDK-së dega në Klinë jasnë shumë kandidatë, por që brenda pak ditëve do të vendoset se kush do të kandidojë.