Deçan, shëtit rrugëve me Kallashnikov në dorë, arrestohet nga Policia

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti është takuar në rrugë i armatosur dhe nën ndikim të alkoolit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30, në fshatin Gramaqel të Deçanit.

Policia ka njoftuar se nga i njëjti është konfiskuar arma AK-47 me një karikator me 10 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.