Ndalohet në Serbi një polic i Njësisë Speciale të Kosovës

Një polic i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës është ndaluar në mëngjesin e së enjtes në Serbi, duke kaluar transit. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ai është mbajtur për disa orë para se të lirohej.

Nga Policia kanë deklaruar se pas disa orësh mbajtjeje, polici është liruar.

“Njoftojmë se zyrtari policor i cili ka qenë duke kaluar transit nëpër Serbi, i njëjti pa ndonjë arsye është ndaluar në orët e mëngjesit, ku është mbajtur për disa orë, për t’u liruar në orët e pasdites, ku rreth orës 17:00, ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Policisë.