4 vjetori i vdekjes së invalidit të UÇK-së, Gaspër Prekë Laci.

Gasper Prekë Laci u lind më 10 maj të vitit 1964 ne fshatin Doberdol të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Ujmir, ndërsa shkollën e mesme në Kijevë. Shkollën e Lartë  e kishte mbaruar në Prizren. Në  fillim të vitit 1998 u inkuadrua në Brigaden 113 Mujë Krasniqi. Ka marrë pjesë në luftimet e zhvilluara në Grykë të Dollcit, në korrik të vitit 1998, me ç’ rast edhe ka marrë shumë plagë. Bashkëluftëtarët e kishin dërguar në Ujmir dhe ndihmën e parë ia jep mjeku, Pashk Buzhala. Pastaj Destan Selimi e dërgon në Spitalin ushtarak të Likocit ku edhe shërohet, por nga plagët e shumta kishte mbetur me pasoja të rënda shëndetësore. Më 9 shkurt të vitit 2016 ka ndërruar jetë në QKUK të Prishtinës.